Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati bashkë me Drejtorin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Arifi dhe përfaqësuesen e GLV-së Lirije Hajrizi-Dërmaku të bëjmë shpërndarjen e 20 makinave mjelëse për fermerët që merren me blegtori.
Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me Grupin e Veprimit Lokal-Kamenica dhe me mbështetjen e Projektit Aftësitë për Punësim Rural/Helvetas Sëiss Intercooperation.
Kastrati tha se këto makina do t’i ndihmojnë fermerët që të rrisin sasinë e prodhimit dhe përmirësojnë cilësinë e qumështit.
“Rritja e sasisë së prodhimit të qumështit do të rezultoj me të ardhura më të mëdha për fermerët e zonave rurale. Bashkë me GLV-në do të jemi më afër fermerëve të blegtorisë me këshilla praktike,pa i anashkaluar edhe fermerët e tjerë si bletarët e pemëtarët”, tha ai.