DYLON

Shpërndahen 14 plugje për fermerët e Vitisë

Shpërndahen 14 plugje për fermerët e Vitisë
Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtorin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Pira, shpërndau sot 14 plugje prej 12 inçësh për fermerët që kultivojnë sipërfaqe më të mëdha të tokës bujqësore.

Vlera e përgjithshme e pajisjeve është 18.900 euro. Fermerët përfitues kanë kontribuar me 20 për qind të kësaj vlere.

EkoHigjiena

Me dorëzimin e plugjeve, Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural përmbylli shpërndarjen e pajisjeve bujqësore të planifikuara për vitin 2026. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.