Komuna e Kamenicës në bashkëpunim me Grupin Lokal të Veprimit- Kamenica dhe me mbështetjen e Projektit Aftësitë për Punësim Rural/Helvetas Swiss Intercooperation, bënë shpërndarjen e 100 koshereve për qytetarët që merren me bletari.
Kjo mbështetje do t’i ndihmoj atyre që të rrisin dhe përmirësojnë cilësinë e prodhimit të mjaltit, e që do të rezultoj me më shumë të ardhura për ta.
Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Naim Arifi dhe udhëheqësja e GLV-Kamenica Lirije Hajrizi-Dërmaku thanë se Komuna e Kamenicës dhe GLV, do të vazhdojnë të jenë afër bletarëve dhe fermereve të tjerë me këshilla praktike.