• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Art/Kult

Shpërblehet regjisori Erson Zymberi për shfaqjen “Pacienti i dr. Frojdit”

Redaksia 2LONLINE 28 Tetor, 2013 4 min
 Shpërblehet regjisori Erson Zymberi për shfaqjen “Pacienti i dr. Frojdit”

(2LONLINE) – Komedia “Paraja”, e realizuar nga trupa e Teatrit Shqiptar nga Shkupi ka fituar çmimin e shfaqjes më të mirë në edicionin e 12-të të Festivalit të Teatrove Shqiptare në Maqedoni që në Dibër, ndërkohë që edhe gjilanasit janë nderuar me një çmim pasi për regjinë më të mirë është shpërblyer Erson Zymberi me shfaqjen “Pacienti i dr. Frojdit” të Teatrit të Gjilanit.

Këtë e konfirmuan edhe drejtuesit e Teatrit të Gjilanit  duke thënë se  shfaqja e Teatrit të Qytetit të Gjilanit “Pacienti i Dr. Frojdit” e autorit Miro Gavran e në regji të Erson Zymberit, është shpërblyer me çmimin  “Sylejman Pitarka që ipet për regjinë më të mirë të Festivalit “Teatri Shqiptar ne Maqedoni” , Dibër 2002-2013.

Përndryshe, ne konkurrence ishin shfaqjet:

Teatri Kombetar i Kosoves me shfaqjen “Perplasjet”, autor dhe regjisor Ekrem Kryeziu

Teatri i Qytetit – Gjilan me shfaqjen “Pacienti i Dr. Frojdit”, autor: Miro Gavran e në regji të Erson Zymberit

Teatri Shqiptar i Shkupit me shfaqjen “Paraja” autor: Rej Kunej, regjisor: Ilir Bokshi

Teatri i Kumanoves, me shfaqjen Cfare ka pare sherbetorja, autor: Joe Orton, regjisor: Kastriot Saqipi

Teatri “Petro Marko” – Vlore, me shfaqjen “Te gjithe me huqe”, autor: Laurent Bafi, regjisor: Eliona Thomaraj

Teatri “Andon Zako Cajupi”  – Korce me shfaqjen ” Borxhezi fisnik” autor: Molieri, regjisor: Erion Isai

Akademia e Arteve – Tirane me shfaqjen “Joan Padan dhe Amerikat”, Dario Fo, regjisor: Milto Kutali

Juria ne perberje: Prof. Dr. Salajdin Salihu, Prof. Milto Kutali dhe Prof. Agim Selimi vlerësuan shfaqjet gjate tere festivalit.

Përndryshe, shfaqja fituese “Paraja”, është realizuar nga regjisori kosovar Ilir Bokshi ndërsa bën fjalë për një farsë angleze të aktorit dhe shkruesit të teksteve Rej Kuni, dhe konsiderohet si një nga komeditë më intriguese të tij.

Ndërkohë aktorja e cila luan në këtë shfaqje, Zarije Jonuzi është shpërblyer me çmimin aktorja më e mirë në rolin kryesor, nga juria profesionale e festivalit e përbërë nga Milto Kutani, Selajdin Salihu dhe Agim Selimi.

Çmimi “Aktori më i mirë” i është ndarë Çun Lajçit për rolin në shfaqjen e regjisorit Ekrem Kryeziu “Përplasja” të realizuar nga Teatri Kombëtar i Kosovës.

Juria ka ndarë edhe çmimin aktori me i mirë joprotagonist i cili i ka takuar Albano Prodanit si dhe çmimet speciale për aktorët Pajazit Murtishi dhe Arben Derhemi.

Në festivalin “Teatri shqiptar në Maqedoni” gjatë 6 netëve të kaluara janë prezantuar shfaqje të ndryshme teatrale nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova. /2lonline/

Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

Vavalis: Është koha t’i kthehemi fitoreve

23 Shtator, 2023
Policia

Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit

23 Shtator, 2023
Nacionale

Realizohet gara tradicionale “Ujku Garues”

23 Shtator, 2023
Gjilan

Ka ndërruar jetë Bajram Ismajli, mësimdhënës i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe

23 Shtator, 2023
Lajme të ngjashme

Vavalis: Është koha t’i kthehemi fitoreve

23 Shtator, 2023

Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit

23 Shtator, 2023

Realizohet gara tradicionale “Ujku Garues”

23 Shtator, 2023

Ka ndërruar jetë Bajram Ismajli, mësimdhënës i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe

23 Shtator, 2023

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, takim pune me menaxhmentin e lartë dhe drejtorët rajonal të PK-së

22 Shtator, 2023

Galatasaray SK, kampione e garës BVA Kupa Ballkanike për Klube

22 Shtator, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com