DYLON

Shpërblehet me mirënjohje Komuna e Gjilanit për suksesin e nxënësve në garat e shkencave natyrore

Shpërblehet me mirënjohje Komuna e Gjilanit për suksesin e nxënësve në garat e shkencave natyrore
Avatar photo Redaksia

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, i ka ndarë mirënjohje Komunës së Gjilanit, pas suksesit të nxënësve në garat e shkencave natyrore.

Mirënjohjen e ka pranuar sot zyrtarisht drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, i cili është shprehur të jetë krenar me sukseset e nxënësve të Gjilanit.

EkoHigjiena

“Isha i nderuar me mirënjohjen që pranova nga Ministrja e Arsimit, znj. Arbërie Nagavci, për suksesin e nxënësve tanë të arritur në garat e shkencave natyrore. Suksese të vazhdueshme nxënësve të Komunës së Gjilanit! Faleminderit mësimdhënësve dhe drejtuesve arsimor për kontributin e dhënë në fushën e arsimit dhe edukimit”, ka thënë Gagica. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.