Lidhja Rajonale e Futbollit të Gjilanit (LRFGj) në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), kanë shpërblyer me medalje dhe kupa kampionët për sezonin 2019/20.
Grupmoshat e KF Dardana u shpallën kampion me U13-Fatosët dhe nënkampion me U17-Kadetët.
Drejtori i Drejtorisë së Kultures, Rinisë dhe Sportit, Arianit Ibrahimi, ishte i pranishëm në shpërndarjen e shpërblimeve, duke iu uruar të gjithëve për fitoren.
“Sot shpërblyem grupmoshat e KF Dardana, kampionët U13-Fatosët dhe nënkampionet U17-Kadetët me kupa dhe medalje për sukseset e arritura në sezonin 2019/20. I uroj futbollistët, stafin drejtues të cilët kurorzuan me fitore sukseset e tyre. Po ashtu uroj edhe tifozët e KF Dardanës për përkrahjen që u kanë ofruar klubit të tyre. Komuna dhe DKRS mbesim të përkushtuar që të bëjmë të pamundurën që infrastruktura sportive të rregullohet, dhe të mbështesim të rinjtë tanë që po korrin suksese të shumta në fusha të ndryshme”, ka thënë ai.
Ndërsa kupën te U13, e ngriti kapiteni Aranit Basha, kurse te U17 kapiteni Musli Imeri. /2LONLINE.com/