DYLON

Shpend Ahmeti i kundërpërgjigjet Mustafës e Thaçit

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i është kundërpërgjigjur Isa Mustafës e Hashim Thaçit. Sipas tij, Mustafa e Thaçi në konferencën për medie i kërcënuan edhe më shumë qytetarët.

Lexojeni të plotë shënimin e tij në Facebook:

EkoHigjiena

Mustafa e paska thirr kryeministrin e Punëve të Jashtme me i ndihmu në konferencë për me kërcënu edhe më shumë qytetarët. Sipas tyre me dhunë e paskan shpëtu pushtetin që natyrisht është halli më i madh i tyre.

Mustafa nuk mujti pa më përmend duke treguar se i ka shpenzuar 8 milionë në shesh dhe se unë po tentojsha me ja prish. Më mirë është me fol për keqpërdorimet milionëshe në shesh.

Më mirë është me fol për Jabllanoviqin. Më mirë është me fol për migrimin e jo për paranojën e ruajtjes së pushtetit. Më mirë është me fol për atë çka po na pret si Kosovë me këtë qeveri.

Duke i parë rrahjet e qytetarëve, jam i tmerruar me masat që Mustafa i merr duke menduar se qytetarët po dojnë me ja marr karrikën.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.