DYLON

Shpalosin raportin e monitorimit të Gjykatës Komunale në Kamenicë

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Ne kuadër të projektit “ Monitorimi i rasteve të kontesteve pronësore , zbatimi i gjuhës në seanca dhe përmirësimi i pjesëmarrjes së komuniteteve jo-shumicë në sistemin e drejtësisë ”, është mbajtur konferenca për media lidhur me raportin e monitorimit te Gjykatës Komunale dega ne Kamenicë mbi respektimin e dygjuhësisë .Në këtë konferencë kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Gjykatës Themelore te Kamenicës, anëtarë te shoqërisë civile, media lokale .

Besime Tusha , projekt menaxhere në fillim të konferencës ka njoftuar të pranishmit lidhur me rendësin dhe realizimin e këtij projekti .”Jemi ne fund te projektit dhe ne po shpalosim raportin e monitorimit shtate mujor te gjykatës,po ne këtë raport kemi paraqitur te gjeturat nga monitorimi i çështjeve lidhur me nivelin e zbatueshmerisë se dy-gjuhësisë , te gjeturat nga niveli i shpeshtësisë dhe arsyet për shtyrjen e seancave,te gjeturat nga monitorimi i rasteve te kontesteve pronësore,si dhe rekomandimet e dala nga tryezat dhe takimet e mbajtura “ ,ka thënë Tusha.

EkoHigjiena

Te gjeturat nga monitorimi sipas monitoruesve te OJQ-së ”NOPM”janë: Gjykata Themelore ne Kamenicë operon me një përkthyes qe nuk mjafton për te mbuluar nevojat e gjykatës,jo ne mënyrë te rregullt azhurohen njoftimet ,fillimi me vonesë i seancave (palët nuk vijnë ne kohë të caktuar),dështimi i dorëzimit te shpejtë i procesverbalit ne gjuhet e tyre përkatëse,numri i vogël i gjyqtarëve,numri i vogël i prokuroreve,neglizhenca e vete palëve për te i u përgjigjur ftesave,mungesa e publikut ne seanca, këto ishin disa nga pikat e detajizuara nga raporti i monitorimit te Gjykatës në Kamenicë.

Në fund te konferencës kopje te raportit janë shpërndarë për te pranishmit dhe publikun ne përgjithësi kurse te pranishmit parashtruan pyetje lidhur me raportin e monitorimit te cilët nga ana e stafit te OJQ-së, NOPM morën përgjigjet e adekuate.

Kjo konferencë është mbajtur kuadër të projektit “ Monitorimi i rasteve të kontesteve pronësore , zbatimi i gjuhës në seanca dhe përmirësimi i pjesëmarrjes së komuniteteve jo-shumicë në sistemin e drejtësisë ”, që implementua nga OJQ “NOPM” dhe financohet nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC), me fonde nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.