DYLON

Shpalosen sukseset e Ansamblit “Gjilani” përgjatë vitit 2025

Shpalosen sukseset e Ansamblit “Gjilani” përgjatë vitit 2025
Avatar photo Redaksia

“Viti 2025 ishte një vit i jashtëzakonshëm për Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Gjilani”, i shënuar me punë të palodhshme, angazhim të vazhdueshëm dhe suksese të rëndësishme në skenën kulturore brenda dhe jashtë vendit”, ka bërë me dije, Afrim Haziri, kryetar i Ansamblit.

Gjatë këtij viti, Ansambli “Gjilani” realizoi dhe mori pjesë në aktivitete të shumta artistike, duke përfaqësuar me dinjitet trashëgiminë tonë kulturore:

EkoHigjiena

Koncerti festiv i 17 Shkurtit

Festivali Ndërkombëtar “Ninulla”

Akademia Përkujtimore – 178-vjetori i Idriz Seferit

Manifestimi kulturor “Ditët e Agimit”

Festivali Kombëtar Folklorik “Anadrina Jehon”.

kryetar i këtij Ansambli, Afrim Haziri poashtu bëri me dije se një nga ngjarjet më të rëndësishme ishte organizimi i Festivalit të 15 Qershorit – “Dita e Çlirimit”, ku Ansambli “Gjilani” ishte organizator dhe mikpritës i ansambleve mysafire nga rajoni, përfshirë Ansamblin nga Burreli – Shqipëri dhe Ansamblin “Bajram Shabani” nga Kumanova.

Në arenën ndërkombëtare, Ansambli “Gjilani” shënoi sukses të madh në Festivalin Ndërkombëtar në Izmit – Turqi, International Folk Dance Balkan Fest, ku u shpall Ansambli më i Mirë.

Aktivitete të tjera të rëndësishme gjatë vitit përfshijnë:

Festivali “Rising Stars”

Koncerti “Takimet e Vendlindjes” – Tugjec

Koncerti i përbashkët me Ansamblin “Shota”

Po ashtu, në Festivalin “Balkan Fest”, Ansambli “Gjilani” u shpërblye me çmime të shumta:

Vendi i parë

Orkestra më e mirë

Instrumentalisti më i mirë

Solistja më e mirë

Viti u përmbyll me Koncertin festiv të Festës së 28 Nëntorit, duke kurorëzuar një vit të pasur artistik.

“Në kulmin e këtyre arritjeve, në kuadër të ndarjes së çmimeve “Më të Mirët e Vitit 2025”, të organizuara nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, Ansambli “Gjilani” u shpall Ansambli më i Mirë i Vitit, një vlerësim i lartë dhe i merituar për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e vazhdueshëm në ruajtjen dhe promovimin e kulturës sonë”, ka thënë tutje Afrim Haziri.

Sipas tij, ky sukses është fryt i punës së përbashkët të të gjithë anëtarëve, drejtuesve, artistëve dhe bashkëpunëtorëve që me përkushtim e pasion e mbajnë gjallë artin dhe traditën.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.