DYLON

Shpallet konkursi letrar për manifestim ‘Flaka e Janarit 2022’

Shpallet konkursi letrar për manifestim ‘Flaka e Janarit 2022’
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit, në kuadër të përgatitjeve për manifestimin kombëtar të kulturës “Flaka e Janarit 2022”, ka shpall sot konkursin tradicional letrar për tregim të shkurtër dhe poezi, me qëllim të nxitjes dhe avancimit të vlerave letrare në të gjitha trojet shqiptare.

Konkursi është anonim dhe do të jetë i hapur deri më 20 janar 2022. 

EkoHigjiena

Punimet e pabotuara duhet të dërgohen në tri kopje, të nënshkruara me shifër, në adresën: Komuna e Gjilanit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe në adresën elektronike: [email protected]

Njëherësh, me qëllim të rritjes së cilësisë dhe nivelit artistik të Orës së Madhe Letrare, e njohur si ‘Pena e Flakës’, si dhe përzgjedhjes meritore të poezisë fituese, organizatori fton të gjithë krijuesit e interesuar që të konkurojnë për t`u bërë pjesë e garimit për Çmimin kryesor të pjesës letrare.

Poezitë e papublikuara dhe të pashpërblyera më parë, të shoqëruara me një biografi të autorit, duhet të dërgohen më së largu deri më 20 janar 2022, ora 24:00, në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport apo në adresën elektronike:

[email protected]. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.