Shpallet konkursi letrar për “Lulëkuqet e Prillit 2021”

Shpallet konkursi letrar për “Lulëkuqet e Prillit 2021”

Manifestimi Kombëtar i Kulturës, “Lulëkuqet e Prillit 2021”

Klubi Letrar “NOSITI” dhe Komuna e Kamenicës, në kuadër të Manifestimit kombëtar të kulturës “Lulëkuqet e Prillit 2021”, shpallin konkursin tradicional letrar për tregim të shkurtër dhe për poezi, me qëllim të nxitjes dhe avancimit të vlerave letrare të krijuesve nga të gjitha trevat shqiptare dhe kudo ku jetojnë ata që shkruajnë shqip.

Tema e konkursit është e lirë. Konkursi është anonim, i hapur nga 3 prill 2021deri më 25 prill 2021 dhe me shifër. Punimet e pabotuara (në libra, gazeta e revista, portale, internet si dhe rrjete sociale) dërgohen në tri kopje, në adresën: Komuna e Kamenicës, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (në objektin e shtëpisë së kulturës “Isa Kastrati “ Kamenicë , përmes postës apo në email: [email protected]

Tri punimet më të mira letrare në poezi e prozë, do të shpërblehen në mënyrë modeste.

• Vendi i parë me 100 €

• Vendi i dytë me 80 € dhe

•Vendi i tretë me 50 €

Punimet në prozë mund të jenë deri në tri faqe me rreshta të rrallë, ndërsa në poezi deri në 40 vargje.

Punimet duhet të dorëzohen të shtypura, në tri kopje me shifër, ndërsa me kopjen e katërt, dëshmohet autorësia

Krijimet e shpërblyera dhe ato që sugjerohen për botim, pas dëshmisë së autorësisë, do të botohen në revistën letrare-kulturore NOSITI.

Pjesa letrare e këtij Manifestimi, ua jep dy mundësi për t’i nderuar martirët, dëshmorët, heronjtë po edhe figurat tjera të shquara të kombit, përmes artit letrar.

Suksese …

Rezultatet e konkursin anonim letrar shpallen në Orën Letrare “Lulëluqet e Prillit 2021”, e cila do të mbahet, më 30 prill 2021 në ora 12, në Kullën “Kadri Zeka “ në Poliçkë ( Për çdo rast do të jeni të informuar me kohë. ( Pjesëmarrja do të jetë me ftesa për shkak të gjendjes së Pandemisë) Të gjithë konkurruesit duhet t’u përmbahen kritereve dhe afatit të konkurimit.

Për çdo ndryshim të mbajtjes së Orës Letrare do të informoheni me kohë

Afati për të konkurruar: DERI MË 25 PRILL 2021, ora 24:00. /2LONLINE.com/

KOMENTE