DYLON

“Shoshitja letrare” e Shefqet Dibranit hap edicionin e trembëdhjetë të manifestimit “Vjeshta letrare e Gjilanit”, 2022

“Shoshitja letrare” e Shefqet Dibranit hap edicionin e trembëdhjetë të manifestimit “Vjeshta letrare e Gjilanit”, 2022
Avatar photo Redaksia

Edicioni i trembëdhjetë i Manifestimit tashmë tradicional, “Vjeshta letrare e Gjilanit”, i cili organizohet nga Ars Clubi “Beqir Musliu” si dhe Biblioteka e qytetit, “Fan S. Noli” si dhe Shtëpia botuese “Beqir Musliu”, e që nis këtë të shtunë, më 15 tetor, ora Dymbëdhjetë, hapet me veprën e sapobotuar të Shefqet Dibranit, “Shoshitje letrare”.

Brenda kopertinave të këtij libri, autori Shefqet Dibrani, në studimet e vështrime e tij letrare, ka trajtuar një serë veprash të 25 shkrimtarëve nga Kosova Lindore, përkatësisht nga Vitia, Gjilani, Kamenica, Bujanovci e Presheva, si : Rexhep Elmazi, Mirko Gashi, Beqir Musliu, Agim Ramadani, Musa Ramadani, Ramadan Musliu, Ibrahim Kadriu, Ramadan Mehmeti, Sabit Rrustemi, Albina Idrizi, Nexhat Rexha, Sevdije Rexhepi, Sarë Gjergji, Sadete Tërrnava-Osmani, Vaxhid Xhelili, Sinan Sadiku, Bilall Maliqi, Alketë Spahiu, Arsim Halili, Fehmi Qerimi, Qëndresë Shala, Nebih Bunjaku, Hyrije Isufi, Adnan Mehmeti e Majlindë Shaqiri .

EkoHigjiena

Pas Timo Mërkurit e Anton Nikë Berishës, Shefqet Dibrani është studiuesi i tretë letrar që shtjellon, vlerëson një pjesë të veprave poetike të kësaj pjese të Kosovës si dhe i përmbledh në një libër studimor përmes Shtëpisë botuese “Beqir Musliu”, duke ia mundësuar lexuesit dhe gjithë të interesuarve që të njihen më për së afërmi, me disa nga veprat e këtyre shkrimtarëve si dhe jetën e veprimtarinë e tyre letrare. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.