DYLON

Shorti përcakton sfida interesante

Avatar photo Redaksia

Shorti i garës evropiane, i hedhur sot në Monaco, po ashtu ka nxjerrë edhe disa sfida tjera shumë interesante për fazën e grupeve. Shorti ka caktuar në të njëjtin grup dy prej skuadrave më të fuqishme evropiane, kampionin e Gjermanisë, Bayern Munich, dhe atë të Anglisë, Manchester City. Dy gjigantët evropianë në grupin E, që mund të quhet edhe grupi i vdekjes, shoqërohen edhe nga CSKA Moska dhe skuadra italiane Roma.

Gara do të sjellë edhe dy sfida tjera anglo-gjermane, me Arsenalin që është caktuar në grupin D së bashku me Borussia Dortmundin, me të cilën skuadër është përballur tre herë në katër sezonet e kaluara, dhe me Chelsean që do të duhet të përballet me Schalke në grupin G, sfidë të cilën po ashtu e pamë sezonin e kaluar.

EkoHigjiena

Topçinjtë kanë në grupin D edhe Galatasarayn dhe Anderlechtin, derisa Blutë në grupin G kanë fituar Sportingun e Lisbonës dhe debutuesin e garës, skuadrën sllovene Maribor.

Kampioni në fuqi i garës, Real Madridi në fillim u duk sikur do ta ketë më lehtë pasi u caktua në grupin B së bashku me Baselin, por vazhda e shortit e nxori në këtë grup edhe gjigantin anglez, Liverpoolin, që rikthehet në garë pas disa vitesh mungesë. Ata kanë në grup edhe skuadrën bullgare Ludogorets.

Finalisti tjetër dhe kampioni i La Liga, Atletico Madrid, do të duhet të përballet me kampionin e Serie A, Juventusin. Ata janë caktuar në grupin A, ku përballë do të kenë edhe Olimpiakosin dhe Malmon.

Ndërkohë Zlatan Ibrahimovic do të përballet me ish-skuadrën e tij, Barcelonën, e cila është caktuar në grupin F të Ligës së Kampionëve, së bashku me PSG-në. Në këtë grup është caktuar edhe Ajaxi dhe APOEL.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.