DYLON

Shorti i Kupës së Kosovës, u caktuan çiftet e 16-s së finales -veçojmë Gjilani – Istogu, Besa – Drita…

Shorti i Kupës së Kosovës, u caktuan çiftet e 16-s së finales -veçojmë Gjilani – Istogu, Besa – Drita…
Avatar photo Redaksia

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, sot është hedhur shorti për 1/16 e finales së Kupës së Kosovës në futboll.

Tërheqja e shortit u zhvillua në praninë e Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve pjesëmarrëse.

EkoHigjiena

Kryetari i Komisionit të Garave, Abdyl Bellopoja, në emër të presidentit të FFK-së, Agim Ademi, u uroi klubeve sukses në këtë fazë të garave, duke theksuar rëndësinë e ‘fair-play’-it.

Ai shprehu besimin se kjo fazë e kupës do të sjellë ndeshje cilësore. Ndeshjet e kësaj faze zhvillohen më 3, 4 e 5 dhjetor.

Pas hedhjes së shortit, u caktuan këto çifte:
Dukagjini –Ramiz Sadiku
2 Korriku –Dinamo
Ballkani –Rilindja 1987
Flamurtari –Vushtrria
Drenica –Prizreni
KEK-u –Vëllaznimi
Prishtina e Re –Lepenci
Kika –Trepça ‘89
Liria –Suhareka
Istogu 03 –Feronikeli ‘74
Top Football –Prishtina
Gjilani –Istogu
Besa –Drita

Llapi –Vjosa
Trepça –Malisheva
Ferizaj –Tefik Çanga

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.