DYLON

Shoqëri e ftohtë!

Shoqëri e ftohtë!
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Ardian Azemi

Nuk ka pasuri më të madhe në këtë botë sesa me i pa prindërit t’u buzëqesh prej teje. Me e marrë babën për krahu e me e qu’ diku pa pas nevojë me fol shumë, sepse ai gëzohet vetëm që je afër tij. Me ia pa nanës sytë tu i ndrit kur ia troket në derë pa paralajmërim, vetëm për me pi një kafe e me ndejt pak me të.

EkoHigjiena

Këto janë pasunitë e vërteta. Jo veturat, jo orët, jo fotografitë false për rrjete sociale. Krejt ato mbesin sende. Njeriu mbahet mend për ngrohtësinë që ua ka dhanë të vetëve, jo për luksin që ua ka ekspozua të huajve.

Kur e keni pa për herë të fundit një djalë të ri kah e përqafon të dashurën e tij ulur në një karrige parku? Jo, sepse ka humbë dashnia. Në vend të saj e kanë nxjerrë shfrytëzimin. Gjithçka shfrytëzojmë.

Jemi ba shoqëri që dimë me i numëru paret, por jo njerëzit që na duan. Kemi harru me u kujdes për njëri-tjetrin. Djem e vajza që i blejnë vetes gjithçka, por kurrë nuk e marrin nanën me hanger një darkë të qetë. Burra që lodhen krejt jetën për pasuri, e në fund nuk kanë as një kujtim të bukur me familjen. Fëmijë që rriten me telefona në dorë, por pa përqafime, pa muhabet, pa dashni.

Dashnia nuk humb brenda natës. Ajo vdes pak nga pak, sa herë që egoja bëhet më e rëndësishme se familja, sa herë që interesi bëhet më i madh se respekti, sa herë që harrojmë me e pyet një njeri tonin: “A je mirë?”

Dikur ishim më të varfër, por më njerëz. Sot kemi më shumë sende, por më pak shpirt. Dikur një sofër e vogël i bashkonte zemrat. Sot tavolinat janë plot, por zemrat bosh.

Mos prit me ta marrë vdekja dikë që me ta kujtu vlerën e tij. Shko përqafoje babën. Rri me nanën. Fol me vëllanë. Nxirre gruan a burrin për një ecje pa arsye. Luaj me fëmijët. Vizito dajën, axhën, mikun. Jep dashni sa i ke gjallë njerëzit, sepse një ditë ke me dhanë gjithçka vetëm edhe njëherë me i pas afër.

Njeriu që nuk di me dashtë, sado që ka në xhep, mbetet i varfër në shpirt.  /2LONLINE/