Në ambientet e Ambasadës së RSH në Bernë, Ambasadori I.Gjoni dhe Këshilltari i Ambasades V. Gashi pritën në një takim disa prej përfaqësueseve të shoqatave të Luginës së Preshevës në Zvicër, zotërinjtë, Fadil Selmani, Ahmet Bektashi, Musa Salihi, Lulëzim Abazi, Adem Osmani dhe Sadri Xheladini, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Shqipërisë në Zvicër, transmeton Titulli.com.
Sipas këtij njoftimi u diskutua për të institucionalizuar bashkëpunimin mes Ambasadës dhe këtyre shoqatave, bashkërenduar veprimtarinë në mbështetje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe mundësinë e unifikimit të tyre në gjithë Zvicrën.
“Në respektim të rregullave në kuadër të pandemisë, takimet me të gjithë përfaqësuesit e shoqatave të Lugines së Preshevës do të vijojnë në ditët në vijim”, thuhet mes tjerash në postimin e Ambasadës së Shqipërisë në Zvicër,
Më tej thuhet se pjesëmarrësit në takim i vunë theks të veçantë domosdoshmërisë për të qenë të unifikuar dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunim dhe unifikim.
BURIMI: Titulli.com