DYLON

Shoqatat e Luftës: 5 Maji të shpallet Ditë e Dëshmorëve

Avatar photo Redaksia

Shoqatat e dala nga lufta, ajo e familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve nesër do të dorëzojnë një kërkesë Kuvendit dhe Qeverisë që ta zyrtarizojnë 5 majin si festë zyrtare e Dëshmorëve.

Në një njoftim për media nga këto shoqata thuhet se kërkesa do të bëhet nesër në një konferencë për media.

EkoHigjiena

“Shtojmë se festë zyrtare këtë datë e ka Republika e Shqipërisë, si dhe ajo e Maqedonisë, për Dëshmorët e Kombit të Luftës së UÇK-së, andaj është në logjikën e gjerave që një komb të ketë edhe një festë të përbashkët për Dëshmorët e Kombit”, thuhet në një njoftim për media nga tri shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.