DYLON

Shoqata Zejtare e Prizrenit dhuron donacion prej 2 mijë euro për familjen Abazi

Shoqata Zejtare e Prizrenit dhuron donacion prej 2 mijë euro për familjen Abazi
Avatar photo Redaksia

Shoqata Zejtare Afariste nga Prizreni, i ka dorëzuar sot familjes Abazi donacionin në vlerë prej 2 mijë euro.

Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, e ka pritur sot në takim kryetarin e Shoqatës zejtare afariste, Ymran Fusha, nënkryetarin Armend Jakupi dhe sektretarin Hasan Krasniqi, të cilët i ka falënderuar për zemërgjerësinë me këtë familje pas tragjedisë së tërmetit në Shqipëri.

Kryetari i kësaj Shoqate, Ymran Fusha, ka deklaruar se i është bashkangjitur aksionit të kryetarii Lutfi Haziri “Pak nga ne, shumë për ata”, duke thënë se kjo është më e pakta që mund ta bëjnë për këtë familje.

EkoHigjiena

Përndryshe, familja Abazi nga Livoçi i Epërm i Gjilanit, humbi dy djemtë e saj, Isën e Shemesdinin, në tërmetin që e goditi Shqipërinë.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.