DYLON

Shoqata Shqiptaro-Turke e Bornoves në Izmir nderon kryetarin Haliti

Shoqata Shqiptaro-Turke e Bornoves në Izmir nderon kryetarin Haliti
Avatar photo Redaksia

Shoqata Shqiptaro-Turke e Bornoves në Izmir nderon kryetarin Haliti në shenjë respekti për kujdesin ndaj komunitetit në këtë qytet të Turqisë.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti është pritur në takim nga Melek Tasol, kryetare e Shoqatës Shqiptaro-Turke e Bornoves në Izmir të Turqisë.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj vizite ai është takuar edhe me komunitetin shqiptar në mesin e tyre edhe disa që kanë prejardhje nga komuna e Vitisë.

Gjatë këtij takimi kryetari Haliti është nderuar me mirënjohje nga përfaqësuesja e kësaj shoqate shqiptaro-turke dhe atë për kujdesin ndaj komunitetit ne këtë qytet te Turqisë.

“Për mua është nder i veçantë të pranoj këtë mirënjohje nga kjo shoqatë në veçanti është për të admiruar që bashkëkombësit tanë për kundër që ka kaluar një kohë të gjatë jashtë atdheut ruajnë traditën dhe kulturën e paraardhësve të tyre”, u shpreh Haliti. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.