Shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhuron 100 pako ushqimore për familjet në nevojë në Viti
Në komunën e Vitisë janë shpërndarë 100 pako ushqimore për familjet në nevojë, të cilat njëherësh janë edhe përfituese të ndihmës sociale.
Donacioni është siguruar nga Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, e udhëhequr nga humanisti Halil Kastrati, duke ofruar mbështetje konkrete për familjet që kanë nevojë për përkujdesje dhe solidaritet.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka falënderuar Shoqatën “Jetimat e Ballkanit” dhe z. Halil Kastrati për këtë vepër humane dhe për kontributin e vazhdueshëm në ndihmë të familjeve në nevojë.
Kryetari Haliti vlerësoi se humanizmi dhe solidariteti janë vlera që e forcojnë shoqërinë dhe dëshmojnë kujdesin ndaj atyre që kanë më së shumti nevojë për mbështetje, duke shprehur mirënjohjen e Komunës së Vitisë për këtë donacion të çmuar. /2LONLINE/
