DYLON

Shoqata humanitare “Entr-Aides” nga Zvicra shpërndan 400 pako ushqimore për qytetarët në nevojë

Shoqata humanitare “Entr-Aides” nga Zvicra shpërndan 400 pako ushqimore për qytetarët në nevojë
Avatar photo Redaksia

Shoqata humanitare “Entr-Aides” nga Zvicra ka vazhduar sot me shpërndarjen e 400 pako ushqimore për qytetarët në nevojë në komunën e Vitisë, duke përfshirë të gjitha komunitetet pa dallime.

Kjo nismë humanitare është udhëhequr nga z. Cédric Bonnébault i përkrahur edhe kryesisht edhe nga studentë zviceranë si vullnetarë të kësaj shoqate.

EkoHigjiena

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, falënderoi organizatorët për ndihmën e ofruar dhe vlerësoi lartë kontributin e shoqatës “Entr-Aides” në mbështetjen e familjeve në nevojë.

Përndryshe procesi logjistik i ndarjes së ndihmave u përkrah nga Shoqata Bamirëse Humanitare “Nëna Terezë” nga Vitia në krye me Koordinatorin Halit Alidema. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.