DYLON

Shoqata Humanitare “Bereqeti” vazhdon me aktivitete bamirësie

Shoqata Humanitare “Bereqeti” vazhdon me aktivitete bamirësie
Avatar photo Redaksia

Sot, Shoqata Humanitare Bereqeti, dega në Gjilan, ka realizuar një aktivitet bamirësie duke ofruar ndihmë me veshmbathje dhe qarshaf për Shoqatën e Hendikosit dhe Shoqatën e të Verbërve në Gjilan.

Koordinatori i Shoqatës, Iljaz Mustafa thotë se ky aktivitet u zhvillua në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm të shoqatës për të mbështetur kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë dhe për të promovuar solidaritetin social.

EkoHigjiena

“Ndihmat e dhuruara synojnë të lehtësojnë sadopak nevojat e përditshme të anëtarëve të këtyre shoqatave, duke dëshmuar përkushtimin e Shoqatës Bereqeti ndaj humanizmit dhe ndihmës së ndërsjellë”, ka thënë Mustafa.

Përfaqësuesit e shoqatave përfituese shprehën mirënjohjen e tyre për këtë gjest domethënës, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së tillë për komunitetin që ata përfaqësojnë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.