DYLON

Shoqata Humanitare “BereqetI” dhuroi pako ushqimore për 53 familje të dy ndërtesave sociale

Shoqata Humanitare “BereqetI” dhuroi pako ushqimore për 53 familje të dy ndërtesave sociale
Avatar photo Redaksia

Shoqata Humanitare “Bereqeti” e cila vepron në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës me degët e saja në secilën Komunë të Kosovës e edhe në Komunën e Gjilanit, fillimin e muajit të Ramazanit e shenoi me një aktivitet humanitar duke i ndihmuar 53 familje të cilat tani e një kohë të gjatë jetojnë në dy ndërtesa në përkujdesje të Komunës së Gjilanit.

Pakoja ushqimore përbëhet nga gjërat më elementare për ushqim si: vaj, oriz, sheqer,qaj, kripë, hurma, makarona, vegetë, etj.

Ditë më parë SHHB “Bereqeti” pati shpallur aksionin humanitar “SOFRA E IFTARIT” në të cilin mundë të kontribojnë secili individ apo organizatë e vullnetit të mire, duke ndihmuar me pako ushqimore për familjet në nevoje, jetimët, të pastrehët dhe të gjitha ata që ju mungojnë gjërat elementare për sofrën e IFTARIT.

EkoHigjiena

Një pako ushqimore mestare e cila do të tubohen dhe shpërndahen ka vlerën 25 €. Dhe këto ndihma janë pikërisht nga vet donatorët të cilët kanë paguar në zyrat e KBI – së, shumën 25 €, ndërsa ekipi i shoqatës përkujdeset për blerjen, paketimin dhe gjetjen e familjes e cila  është më e merituar për t’u ndihmuar, në mënyrë që emanetin e xhematit – donator ta qojmë në vend.

Koordinatori i  Shoqatës Humanitare “Bereqeti“, Agim Hyseni, falenderoi të gjithë donatorët duke e lutur Zotin që ata t’i shpërblejë, derisa njoftoi se aksioni “ Sofra e Ramazanit” do të vazhdojë t’i ndihmon skamnorët deri në fund të muajit të Ramazanit.