Shoqata Humanitare Bëmirëse “ Bereqeti” me aksionin e ndërmarrë “Sofra e Ramazanit” sot ka ndihmuar 125 familje me jetimë me nga një pako ushqimore e cila përfshinë gjërat më elementare për ushqim, si: sheqer, vaj, oriz, makarona, qaj, krip, hurma, ajvar , si dhe gjërat më elementare higjienike : detergjent, sapun, shampon etj.
“Duhet të theksojmë edhe këtë se Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, për jetimët e Komunës së Gjilanit ka një përkujdesje të vazhdueshme që nga paslufta e deri më tani, një pjesë e e tyre gëzon edhe një shumë modeste të ndihmës 30 € për çdo muaj”, ka thënë Agim Hyseni, koordinator i kësaj shoqate.
Me pako ushqimore u ndihmuan edhe 20 familje të tjera në fshatin Malishevë e Ulët duke ua dërguar pakot ushqimore nëpër familjet e tyre për shkak të situatës së krijuar të pandemisë kur lëvizja e qytetarëve është e kufizuar dhe për të mos krijuar radhë ku nuk mundë të respektohet distance e kërkuar nga institucionet e vendit.
Aksioni i Bereqetit vazhdon edhe më tutje duke pritur ende donacione dhe në të njëjtën kohë duke i destinuar në familjet në nevojë.