DYLON

Shoqata “Hogoshti” nga diaspora dhuron 500 euro donacion për familjet në nevojë

Shoqata “Hogoshti” nga diaspora dhuron 500 euro donacion për familjet në nevojë
Avatar photo Redaksia

Donatorë të ndryshëm si nga diaspora e po ashtu edhe nga vendi kanë ndihmuar Komunën e Kamenicës me donacione si pako ushqimorë dhe të holla për familjet me nevojë.

Kryetari Qëndron Kastrati sot ka takuar përfaqësuesit e fshatit Hogosht Sejdi Latifaj e Faruk Mujaj të cilët dhuruan donacion 500 euro të grumbullur nga shoqata humanitare “Hogoshti” në diasporë.

“Nga përfaqësuesit e fshatit Hogosht Sejdi Latifaj e Faruk Mujaj, pranuam donacionin me vlerë prej 500 eurosh të grumbulluar nga shoqata humanitare “Hogoshti” në diasporë. Këto mjete do të shpenzohen për nevoja të familjeve me gjendje të rëndë ekonomike dhe falënderoj shoqatën në fjalë dhe diasporën, për kontributin që po e jep për Kamenicën në këtë kohë pandemike”, ka thënë Kastrati.

EkoHigjiena

Edhe donatorët Latifaj e Mujaj falenderuan Kastratin për takimin dhe kërkuan që këto para të destinohen tek familjet që kanë më së shumti nevojë. Ata po ashtu gjatë pandemisë kanë shpërndarë pako ushqimore në Hogosht tek familjet në nevojë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.