/2L ONLINE/ – Shoqatat “ Gratë e Goshicës” kanë prezantuar në Viti, projektet ideore të saj në fushën e artizanalëve. Në kuadër të këtyre projekteve ideor parashihen krijimi i buzheterive dhe të veshjeve tradicionale punëtore të cilat më pas do të paraqitën në ekspozita të ndara në Viti me karakter shitës. Përndryshe ky projekt po realizohet nën mbështetjen e Komunës së Vitisë.
Nurie Maliqi nga shoqatat “Gratë e Goshicës” ka prezantuar këto projekte duke falënderuar institucionet komunale për mbështetjen e vazhdueshme që po jep grave të kësaj shoqate.
Ndërkaq Kaltrina Sylejmani, Drejtoresh për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti theksoi komuna e Vitisë është në mbështetje të këtij projekti duke theksuar se këtë projekt po e përkrah edhe Zyra për Investime në Viti.
“ Ne si institucione komunale jemi në mbështetje të këtij projekti por në mbështetje të saj është edhe Kosovare Azemi nga Zyra për Investime në Viti, dhe për këtë falënderoj edhe Kosovaren që ju ka bashkëngjitë iniciativës sonë të përbashkët” u shpreh drejtoresha Sylejmani. Ajo po ashtu theksoi se dëshiron që ky projekt të konkretizohet me qëllim që të ndihmohen gratë pasi që prodhimi i këtyre artizanalëve kanë karakter shitës .
Përndryshe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport i ka ofruar grave të kësaj shoqate hapësirën e galerisë së artëve në Viti për të realizuar punimet e tyre që më pas do të ekspozohen në këtë galeri./2L ONLINE/