DYLON

Shoqata “Gilan” me projekt për ndërmarrësi në rrobaqepësi

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Pas pranimit të projektit për ndërmarrësi në rrobaqepësi nga shoqata “Gilan” nga Gjilani nga ana e agjencisë turke për zhvillim TIKA, sot drejtori I TIKA-s së bashku me zyrtarët tjerë të TIKA-s vizituan ambientet e shoqatës “Gilan” ku pritet të implementohet projekti në fjalë.

Filiz Sllamniku, drejtoreshë e shoqatës “Gilan”, tha se kjo shoqatë me projektin në fjalë, menaxhere e të cilës është Barije Sherif, ka parapa aftësimin në aspektin teorik ku do të ligjërojnë edhe kreatorët por edhe dizajnerët e Kosovës por edhe të Turqisë si dhe atë praktik në fushën e rrobaqepësisë të gjithë të interesuarve të komunës së Gjilanit dhe të regjionit të Anamoravës si dhe krijimin e rrjetit për prodhimin dhe qepjen me porosi apo edhe në mënyrë serike në një të ardhme të afërt.

EkoHigjiena

“Në këtë projekti pritet të involvohen grupe me gjithsej 50 deri 70 anëtarë gjë që do të ketë efektin edhe në vetëpunësim por edhe në zbutjen e gjendjes ekonomike në komunën tonë”, ka thënë Sllamniku. /2L ONLINE/