/2L ONLINE/ – Pas tri takimeve të veteranëve të futbollit të Gjilanit, më në fund arrihet pajtueshmëri për kryesin e re të kësaj shoqate të futbollit. Edhe pse kishte disa grupacione në mesin e veteranëve të futbollit megjithatë fitoi toleranca e një kontribut të veçantë në këtë drejtim e dha ish futbollisti Bashkim Ilazi të cilit ju besua që së bashku me anëtarët e kësaj shoqate të dalin nga mos pajtimet të cilat një kohë të gjatë e kishin kapluar këtë shoqatë.
Më në fund pas shumë diskutimesh në mesin e veteranëve u arrit pajtueshmëria që të kontribuohet për të mirën e futbollit dhe për të mirën e veteranëve
Nën udhëheqjen e Bashkim Ilazit u arrit pajtueshmëria që në fillim të përzgjidhen 15 ish futbollistë në cilësinë e kryesisë të cilët ishin , Bashkim Ilazi, Ergin Sherifi, Haki Azemi, Ramadan Ahmeti, Enver Elezi, Ymer Berisha, Skender Hoxha, Ismajl Rashiti, Ekrem Beqiri, Skender Binjaku, Ajnur Maksuti, Muhamer Abdullahu, Shemsedin Abazi, Ramadan Bunjaku dhe Bujar Ramadani
Kjo kryesi propozoi për kryetar Bashkim Ilazin dhe Ramadan Ahmetin, Ilazi deklaroi për shkaqe të veprimtarisë së tij nuk mund ta pranon një post të tillë duke ju lënë hapësirë që në vend të tij të propozohet Skender Hoxha.
Pas votimit nga 15 delegatët e kësaj mbledhje të jashtëzakonshme më i votuari doli Skender Hoxha i cili njëherësh shpallet edhe kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Futbollit të Gjilanit, për 4 vite drejtor i kësaj shoqate merohet Ramadan Ahmeti, sekretar Bashkim Ilazi ndërsa pozita e arkëtarit ju besua Ismajl Rashiti.
Kryetari i ri i kësaj shoqate Skender Hoxha ka një karier të bujshme sportive, Hoxha për 16 vite ishte futbollist aktiv, ai për një kohë ka ushtruar zejen e trajnerit, ishte edhe gjyqtar i futbollit , njeherit është edhe kryetar i futbollit të Rajonit të Gjilanit, tani është edhe kontrollor i ndeshjeve futbollistike në Superligën e Kosovës dhe trajneri Juniorve të KF Gjilani.
Hoxha pas përzgjedhjes së tij në postin e Kryetarit theksoi se, “Njëherë e përgjithëmon ju bëj me dije se nuk do të ketë kurrfarëë ndasie , ne përfaqësojmë Komunën e Gjilanit, ne jemi veteran të futbollit ku rinin ton e kemi lënë për ngjyrat e qytetit dhe ne të gjithë duhet të mburremi për karrierat tona të futbollit do të jemi të gjithë së bashku, ndërsa aktivitetin tonë futbollistik do ta ushtrojmë siqë është më së miri me ndihmën e të gjithëve”.
Hoxha ndër të tjera bëri të ditur se në mesin e kësaj shoqate po fillon një kapitull i ri, “Do të ketë disiplinë të jashtëzakonshme secili do ti kryen detyrat e parashtruara për ata të cilët bëjnë probleme në mesin e shoqatës në mesin tonë nuk do të kenë vend”. /2LONLINE/