DYLON

Shoqata e të Verbërve uron Lutfi Hazirin

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –  Shoqata e të Verbërve të Gjilanit ka uruar sot kryetarin e Komunës së Gjilanit Lutfi Hazirin për marrjen e mandatit të të parit të Komunës.

Në takimin miqësorë mes kryetarit Haziri dhe kryetarit të Shoqatës së të Verbërve të Gjilanit, Bajram Spahiu, u diskutua poashtu për nevojën e bashkëpunimit mes vete për t’ua lehtësuar jetën personave me nevoja të veçanta.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri ka premtuar ndihmë dhe përkujdesje të vazhdueshme për këtë kategori, duke thënë se detyra e kryetarit është që t’u shërbej të gjithë qytetarëve të Komunës.

Lutfi Haziri ka marrë mandatin e kryetarit të Komunës më 24 dhjetor, dhe që nga ajo ditë ka pasur qindra takime me përfaqësues të institucioneve dhe qytetarët gjilanas. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.