DYLON

Shoqata e të Verbërve ndihmon familjet në nevojë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Shoqata e të Verbërve në Gjilan ka qenë mjaftë aktive për grumbullimin e ndihmave për rastet, përkatësisht familjet me nevojë. Me këtë rast, kryetari i Shoqatës së të verbërve në Gjilan, Bajram Spahiu ka falënderuar të gjithë ato biznese në Komunën e Gjilanit dhe të Kamenicës për solidaritetin e tyre të treguar duke ndihmuar me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe festës së Fitër-Bajramit.

Spahiu bëri të ditur se që nga 20 qershori e deri më sot janë grumbulluar ndihma ushqimore duke u kompletuar me mielli, lëngjet dhe artikuj tjerë elementarë duke i ndihmuar me to, gjithsej 53 familje, që në mesi ne tyre kanë anëtar të verbër.

EkoHigjiena

“Janë ndihmuar këto familje që edhe ato ditët e Ramazanit dhe tani edhe Festën e Fitër Bajramit ta kalojnë sadopak ngjashëm me të tjerët”, ka thënë Kadriu, i cili ka shfrytëzuar rastin të falënderojë edhe restorant Lulin që për 20 persona, staf i kësaj shoqate, të shtrojë një iftar. Në fund Kryetari i Shoqatës së të Verbërve, Bajram Spahiu, në emër të tij dhe Këshillit drejtues, uron të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës festen e Fitër-Bajramit. /2L ONLINE/



Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.