Shoqata Ndëkomunale e të Verbërve në Gjilan, me rastin e Muajit të madhërishëm të Ramazanit dhe Festës së Fitër Bajramit, ka zhvilluar aktivitetin e saj human, ku rreth 55 familje kanë përfitua pako ushqimore.
“Ky aksion është realizua falë bashkëpunëtorëve, miqve të shoqatës nga ana e bizneseve private në Komunën e Gjilanit, të cilët gjithmonë na kanë inkurajuar që të kemi vullnet t’i ndihmojmë atyre që kanë nevojë”, ka thënë Bajram Spahiu, kryetar i kësaj shoqate.
Sipas tij, në këtë pako humanitare janë përfshirë qytetarët e kategorisë së 2-të të cilët kanë dëmtime serioze në të pamur.
Spahiu ka falënderuar bamirësit për solidaritetin e treguar ndaj kësaj kategorie dhe ka uruar të gjithë besimtarët me rastin festës së Fitër Bajramit.