DYLON

Shoqata e ish të Burgosurve Politikë ndihmohet nga Komuna

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Me vullnet e mirësi të Kryetarit të Komunës zotëri Lutfi Hazirit, nga Buxheti i Komunës u nda një ndihmë prej dymijë eurove (2000) për punën e Zyrës së Degës së Shoqatës së ish të Burgosurve Politikë të Kosovës në Gjilan.

Megjithë komplikimet e mëdha deri tek mundësia e marrjes së eurove të ndara, për shkak se Dega kërkohej të kishte gjirollogarinë e vet në Bankë, -e që bankat nuk e lejonin për kohë të gjatë, por edhe të sistemimit, -megjithkëto vështirësi, Kryetari e kreu të vetën, -iu përgjegj nevojës tonë.

EkoHigjiena

Zyra e Degës ka hargjime që në të vërtetë ne vetë i heqnim, sepse për vend të punës nuk ka rrogë as vend pune të rregfulluar me ligj nga shteti. Në Degë ndërkaq duhet të jetë sekretari i Degës rregullsht me orar për të shërbyer ish të burgosurit politikë për dokumentacion, arkivë, si dhe për nevojat tjera, që janë të shumta, -siç janë librezat e sigurimit shëndetësor, vërtetimet për vete e familje, si dhe ndihmat për të drejtat e ish të burgosurvfe politikë në fusha të ndryshme, me ligj.

Ky gjest i Kryetarit është për mirë dhe për falënderim dhe ne këtë e dijmë dhe e bëjmë. Falënderohemi tek Kryetari për ndihmën dhe respektin. Në të vërtetë edhe vetë Kryetari është nga ish të burgosurit politikë. Kishte droe e komplikime të ndryshme e përzier me dyshim se nëmos nuk i përgjigjet nevojës tonë. Por këtë droe unë vetë e hoqa, pasi shkova drejt tek Kryetari në Zyrën për Pranim të Qytetarëve, ku më priti jashtëzakonisht mirë dhe më premtoi me të sigurtë se do të ndihmojë Shoqatën dhe si tha edhe doli.

Për njoftim të ceki se Zyra e Degës ka hargjime mjaft, anise duken të vogla e të pakta. Në Zyrë ka nevojë për mbajtjen e shërbimit me kompjuterë, printer dhe letër. Mandej ka nevoja tjera që kërkojnë hargjime, lidhur me punën e Zyrës, si dhe me pjesëmarrjen në pagesë diçka për rrymë e pagesa tjera për komunaliet e ndërtesës ku jemi me lokal të Zyrës.

Hargjime tjera janë udhëtimet e Kryesisë së Degës në raste të të pameve për raste vdekjeje të anëtarëve të Shoqatës a të familjarëve të tyre në qytet e rrethinë, por në shumë raste edhe nëpër Kosovë, e jashtë Kosovës ndonjë rast. Janë hargjimet e udhëtimit me vetura, për kunora, si dhe në teren edhe për kafe e ndonjëherë edhe për bukë, kur një e pame a vizitë, a solemnitet, zgjatë shumë.

Hargjimet që do të bëhen do ti arsyetojmë tek Zyra Ligjore e Kryetarit me dëshmi faturash por edhe me përpjekje për kursim sa më të mundshëm, -duke shprehur me respekt për fund edhe njëherë falënderimin Kryetarit të Komunës, zotëri Lutfi Hazirit.

Dega e SHBPK-së në Gjilan
Sekretari, Femi Halimi