DYLON

Shoqata e Gjahtarëve “Agim Ramadani”, merr pëlqimin për zhvillimin e aktiviteteve të gjuetisë pasi i aprovohet Plani Vjetor i Menaxhimit

Shoqata e Gjahtarëve “Agim Ramadani”, merr pëlqimin për zhvillimin e aktiviteteve të gjuetisë pasi i aprovohet Plani Vjetor i Menaxhimit
Avatar photo Redaksia

Në fillim të nëntorit, nga policia ishte bërë me dije se përkundër hapjes së sezonit të gjuetisë, për periudhën kohore 2022-2023, për lloje të caktuara të kafshëve të egra, në tërë territorin e Republikës së Kosovës, asnjëra nga shoqatat e gjuetarëve dhe menaxherët e tyre në  Rajonin e Gjilanit  nuk i kishin plotësuar kushtet e parapara ligjore që të zhvillojnë aktivitetet e  gjuetisë për këtë periudhë kohore, porse, sot nga drejtuesit e Shoqatës së Gjahtarëve “Agim Ramadani” – Gjilan, mësohet se tani më kanë marr pëlqimin nga ministria përkatëse për zhvillimin e aktiviteteve të gjuetisë, pasi i kanë plotësuar ato që iu janë kërkuar bazuar në ligj.

Siç mësohet nga shkresa e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, kësaj shoqate iu është dhënë pëlqimi i miratimit të planit vjetor të menaxhimit të vendgjuetisë  të përbashkët “Karadaku”,  për vitin e gjuetisë 2022-2023, në Komunën e Gjilanit, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Pra nga sekretari i kësaj ministrie, bazuar në ligj, nenet përkatëse (shih në fund dokumentin e bashkangjitur),  është nxjerrë pëlqimi në fjalë. Ky pëlqim ka të bëjë me miratimin e planit vjetor të menaxhimit të vendgjuetisë, duke i hapur rrugë kështu shoqatë së Gjahtarëve “Agim Ramadani” – Gjilan,  për zhvillimin e aktiviteteve të gjuetisë.

Përndryshe, nga ky dokument shihet qartë se gjuetia mund të nis qysh tani, për faktin se, në vendim thuhet se pas hapjes së sezonës së gjuetisë  2022 – 2023, në qoftë se vendgjuetitë pajisen me plan të aprovuar, gjatë kohës së sezonit të hapur, mund të ushtrohet aktiviteti i gjuetisë sipas këtij vendimi, e në këtë rast kjo vlen për Shoqatën e Gjahtarëve “Agim Ramadani”, transmeton 2LONLINE.com.

Prandaj, përfaqësuesit e kësaj shoqate veçse kanë njoftuar anëtarët e saj që prej datës 18.12.2022, rifillon gjuetia në terrenin (vend gjuetinë) që menaxhohet nga kjo shoqatë dhe se anëtarët ftohen të pajisen me leje.

Përndryshe në këtë vendim sqarohet arsyeja e miratimit dhe poashtu përmendet fakti se obligohet shoqata në fjalë që t’i përmbush  të gjitha aktivitetet e parapara me Planin Vjetor të Menaxhimit, ndërkohë që ky vendim iu është dërguar edhe Komunës së Gjilanit, përkatësisht Drejtorisë Komunale për Bujqësi dhe Pylltari.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.