DYLON

Shoqata e Enigmatëve “Ndre Mjeda” shënon 45-vjetorin e themelimit

Shoqata e Enigmatëve “Ndre Mjeda” shënon 45-vjetorin e themelimit
Avatar photo Redaksia

Në ambientet e qytetit të Gjilanit, Shoqata e Enigmatëve “Ndre Mjeda” ka shënuar sot 45-vjetorin e themelimit të saj me një aktivitet festiv, ku morën pjesë enigmatë nga mbarë trojet shqiptare.

Manifestimi nisi me hapjen e një ekspozite fotografike, që paraqiti rrugëtimin dhe veprimtarinë 45-vjeçare të shoqatës, duke sjellë kujtime nga brezat e mëparshëm të enigmatëve gjilanas.

EkoHigjiena

Më pas, në tryezën e rrumbullakët të organizuar me këtë rast, u diskutua mbi zhvillimin e enigmatikës shqiptare, rëndësinë e saj kulturore dhe krijuese, si dhe u kujtuan ngjarje e personalitete që kanë lënë gjurmë në këtë fushë.

Në përmbyllje, Komisioni i Garave të Enigmatëve shpalli fituesit në disiplinat e sajimit të fjalëkryqit dhe anagramit, duke vlerësuar kreativitetin dhe mjeshtërinë e pjesëmarrësve.

Fituesit në sajimin e fjalëkryqit:

            •          ? Ekrem Krasniqi – Mitrovicë

            •          ? Skënder Tullumi – Gjakovë

            •          ? Mensur Mamuti – Tetovë dhe Xhelal Salihu – Gjilan (ndarë vendi i tretë)

Fituesit në sajimin e anagramit:

            •          ? Sadri Husmani – Tetovë

            •          ? Ismet Shkodra – Gjilan

            •          ? Xhelal Abrashi – Gjakovë

Fituesit u nderuan me medalje, certifikata mirënjohjeje dhe shpërblime monetare, në shenjë respekti për kontributin e tyre në fushën e enigmatikës.

Ky jubile shënon një moment të rëndësishëm për Shoqatën “Ndre Mjeda”, e cila prej katër dekadash e gjysmë ka mbajtur gjallë pasionin për enigmat, fjalëkryqet dhe krijimtarinë mendore në trojet shqiptare. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.