DYLON

Shoqata e bletërritësve “Luzma”, në Kamenicë, shënoi Ditën Botërore të Bletarisë

Shoqata e bletërritësve “Luzma”, në Kamenicë, shënoi Ditën Botërore të Bletarisë
Avatar photo Redaksia

Shoqata e bletërritësve “Luzma”, në Kamenicë, shënoI 20 Majin, Ditën Botërore të Bletarisë.

Në një event me rëndësi të veqantë, kryesia e shoqatës se bletërritësve “Luzma”, ka organizuar një takim me bletarë të komunës së Kamenicës, ku pjesëmarres ishte edhe kreu i komunës, Kadri Rahimaj me bashkëpunëtorë.

EkoHigjiena

Sipas, sekretarit tëshoqatës, Rexhë Hasani, kjo ditë e shënuar për bletarinë ka kuptimin e gjerë dhe me shumë vlerë.

“Bletaria i takon një sektori të rendësishëm dhe duhet kujdes i përkushtuar nga ana e bletërritësve. Një bote pa bletë do ishte shkatërruese për njerëzit dhe industrinë e ushqimit, andaj kjo krijesë duhet respektuar për ta respektuar ambientin dhe jetën tonë”, ka thënë Hasani.

E, kryetari I Kamenicës,  Rahimaj, vuri në pah organizimin më të thuktë: komunë, bletërritës dhe Ministri, për t’i ndihmuar kësaj veprimtarie shumë të dobishme shoqërore dhe kombëtare.

Ai, theksoi se po përpiqet që prodhimet e fermerëve kamenicas sidomos ata bletërritës, me mjaltin që nxjerrin, në shoqëri të formohet brend komunal i mjaltit dhe prodhimeve tjera bujqësore.

Në bisedë u inkuadruan edhe bletarë tjerë ku shpalosën punën e tyre në bletishtë dhe vështirësitë që po i përcjellë kullosat pranverore.

Në formë simbolike, pas takimit me bletarë, kryetari Rahimaj, ka mbjelle një fidan pishe në ambientin e restorant Prive, ku u mbajt ky event.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.