Shoqata “Cërnica”, me projekte për të ndihmuar vendlindjen
Diaspora shqiptare me prejardhje nga komuna e Gjilanit ndjek shembullin e fshatit Miresh për rregullimin e infrastrukturës në fshat.
Cërnica është fshati i dytë që ka marrë këtë model! Me paratë e mbledhura nga mërgimtarët e këtij fshati që jetojnë në Zvicër, ekskavatorët kanë filluar punën për realizimin e një varg projektesh që presin të finalizohen.
“Shoqata Cërnica” nuk ka më shumë se 5 muaj që është formuar dhe ka renditur një varg projektesh që synon t’i realizojë brenda këtij viti“, thotë kryetari Selajdin Hoxha. Përfituesit e parë të këtij projekti janë familja e Sami Sherifit, Brahim Sherifit dhe Nuhi Hoxhës. Këto tri familje do të bëhen me shtëpi të reja.
“Shoqata Cërnica“ ka ndërtuar dy shtëpi për familjet që kanë qenë pa kulm mbi kokë, kurse e treta pret hedhjen e gurthemelit, tregon 42-vjeçari. „Dy shtëpitë e para janë në përfundim e sipër dhe presim t’ua dorëzojmë çelësat deri në muajn qershor. Ndërtimi i shtëpisë së tretë pritet të fillojë në pranverë“, thotë Hoxha për familjet, të cilave lufta ua ka shkatërruar shtëpitë…
Për më tepër:
http://www.albinfo.ch/me-para-te-zvicres-ndertohen-shtepi-per-familje-te-varfra-ne-kosove/
/foto:albinfo/
