DYLON

Shoqata “Busavata” nga Zvicra përmes Klubit Rotarian Gjilani i dhuron dy shtretër QKMF’së

Shoqata “Busavata” nga Zvicra përmes Klubit Rotarian Gjilani i dhuron dy shtretër QKMF’së
Avatar photo Redaksia

Shoqata e bashkatdhetarëve nga Zvicra “Busavata”, përmes Klubit Rotarian Gjilani, i ka dhuruar dy shtretër për nevoja të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare,në Gjilan.

Lutfi Haziri, kryetar i Komunës e ka falënderuar këtë shoqatë për mbështetjen sikurse edhe klubin e rotarianëve për bashkëpunimin e vazhdueshëm në të mirë të komunitetit.

“Unë i falënderoj, po ashtu, edhe mjekët e infermierët për punën e madhe që kanë bërë në këtë kohë pandemie”, tha Haziri.

EkoHigjiena

Gëzim Kllokoqi, president i klubit rotarian Gjilani, tha se shpreson që në këtë kohë pandemie këta dy shtretër do t’iu shërbëjnë pacientëve të kësaj komune.

Në këtë ngjarje ka folur edhe drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili dhe drejtoresha e QKMF’së, dr. Arbenita Hajdari, të cilët kanë falënderuar donatorët për këta dy shtretër, të cilët kanë qenë të nevojshëm për trajtimin e pacientëve aty. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.