DYLON

“Shoferi i Begzad Sinanit fyen dhe kërcënon përfaqësuesit e OJQ Fortesa”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ Përmes një deklarate për mediat, OJQ “Fortesa” thekson se sot paradite përfaqësuesit e saj janë fyer dhe kërcënuar nga shoferi i kryetarit të Kamenicës, Begzad Sinani. Sipas kësaj organizate, kërcënimi ka ardhur për shkak të publikimit të një reagimi të organizatës në numrin e sotëm të gazetës “Koha Ditore” në lidhje me ndarjen e banesave kolektive.

“Derisa drejtoresha e OJQ “Fortesa”, Sanije Jahiri dhe monitoruesi Amir Jakupi po sqaroheshin me një pjesëtar të FSK-së në lidhje me qëndrimin e organizatës të mbajtur rreth ndarjes së banesave, shoferi i kryetarit Begzad Sinani, vjen në tavolinë fyen dhe kërcënon përfaqësuesit e organizatës”, thuhet në reagim.

EkoHigjiena

“Fortesa” e ka cilësuar si qyqar këtë kërcënim dhe ka kërkuar nga organet e rendit ta sjellin para drejtësisë personin në fjalë dhe të gjithë ata që nxisin akte dhune.

“Sjelljet e tilla, nga kushdo qoftë, janë tentim për tua mbyllur gojën medieve dhe organizatave joqeveritare, njëkohësisht janë të dëmshme për demokracinë dhe imazhin e institucioneve komunale”.

“Rrugaçët, analfabetët e banditët nuk do të arrijnë të na e mbyllin gojën, përkundrazi do të na nxisin edhe më tepër në betejën tonë për ta denoncuar çdo keqpërdorim dhe rast korruptiv në institucionet e Komunës”.

OJQ “Fortesa” inkurajon mediat, por edhe OJQ-të e tjera që të kenë kurajo dhe guxim për të denoncuar dhe luftuar, që të kemi institucione të pastra dhe të përgjegjshme. /2L ONLINE/


Amir Jakupi

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.