DYLON

SHMU “Abaz Ajeti”, në finale të kuisit “të nismei për Evropë”

Avatar photo Redaksia

Ekipi i përfaqësueses së SHFMU ” Abaz Ajeti” nga Gjilani nën udhëheqjen e mësimdhënësit Ismet Azizi , dhe me përkrahjen e pa kursyer të mësimdhënëseve, prindërve dhe drejtorisë së shkollës u kualifikua në finale në kuisin “ Të nisemi për Evropë”.

Kuisi organizohet nga Bashkimi Evropian, Ministria e punëve të jashtme të R. së Kosovës të gjiruar nga KTV, i cili po mbahet në teatrin e posa hapur “ Faruk Begolli” pran kolegjit AAB.

EkoHigjiena

Kjo është një dëshmi se në shkollën tonë, permanent, i kushtohet vëmendja menaxhimit të shkollës, disiplinës, cilësisë së mësimdhënies dhe nxënies si dhe përgatitjes së kuadrit mësimor.

Ky sukses na gëzoi pa masë sepse erdhi pas një pune të palodhshme të shumë nxënëseve, jo vetëm atyre që prezantuan shkollën.

Shkollën “ Abaz Ajeti” në kuisin “ Të nisemi për Evropë”, e përfaqësuan Leon Hajdari, Edona Zeka, Blendi Hoxha, Laoresa Mustafa, ndërsa me një pikë muzikore Alije Jerliu.

Pas një ballafaqimi mjaft të barabartë me shkollën e MU “ Motrat Qiriazi “ të Klinës, nxënësit e SHMU “ Abaz Ajeti”, arritën të kualifikohen në finale,ku do të takohën me SHMU” 2”, e cila do të mbahet të hënën , më 18 04 2916.

/Ismet Azizi/