DYLON

SHMT “Mehmet Isai” dhe Future Minds Academy nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për zhvillimin e programit Mësimi në Vend të Punës

SHMT “Mehmet Isai” dhe Future Minds Academy nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për zhvillimin e programit Mësimi në Vend të Punës
Avatar photo Redaksia

Sot, Shkolla e Mesme Teknike “Mehmet Isai” – Gjilan dhe Future Minds Academy nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për zhvillimin e programit Mësimi në Vend të Punës.

Ky partneritet shënon hapin e parë drejt iniciativës “Future Minds Innovation Center”, ku nxënësit tanë do të kenë mundësinë të angazhohen praktikisht në krijimin e produkteve inovative dhe t’i ekspozojnë ato në tregun online.

EkoHigjiena

Kjo nismë synon të lidhë arsimin profesional me botën reale të punës, duke përgatitur të rinjtë për sfidat e ekonomisë moderne dhe tregut digjital.

Një falënderim i veçantë për kompaninë Future Minds Academy për mbështetjen, bashkëpunimin dhe kontributin e çmuar në zhvillimin profesional të nxënësve tanë dhe në forcimin e lidhjes ndërmjet shkollës dhe tregut të punës.

Një ditë e veçantë që shënon fillimin e një bashkëpunimi frytdhënës për zhvillimin e talenteve të rinj! /2LONLINE/

/Qendra e Karrieres IAAP Mehmet Isai Gjilan/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.