Komuna e Vitisë është ndër komunat përfituese e projektit ALLED2, që do të realizohet në Shkollën e Mesme Profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti.
Ky projekt financohet nga BE dhe implementohet nga Agjencioni Austriak për zhvillim ADA. Vlen të theksohet që Komuna e Vitisë ka qenë perfituese e projektit edhe të ALLED 1, ku është bërë financimi i rregullimit te laboratorit të Teknologjise Ushqimore.
Ndërsa tani në fazën e dytë ALLED 2, do te vazhdohet edhe me komponetat tjera në mbështetje të shkollës profesionale.