DYLON

SHMLP “Andrea Durrsaku”, përzgjedhet si bashkëpunëtore me ALLED2

SHMLP “Andrea Durrsaku”, përzgjedhet si bashkëpunëtore me ALLED2
Avatar photo Redaksia

Shkolla e mesme e lartë profesionale “Andrea Durrsaku”,  në Kamenicë, është përzgjedhur në mesin e 20 shkollave në nivel vendi si bashkëpunëtore në realizimin e projekteve me ALLED2.

Programi “Harmonizimi i Arsimit dhe Aftësimit me Nevojat e Tregut të Punës” do të zgjasë tri vite dhe projektet që pritet të realizohen përmes këtij program janë të fushave të ndryshme:

-Praktika profesionale e nxënësve të shkollës me bizneset publiko-private
-Paisja e shkollës me paisje të ndryshme, varësisht nga nevojat dhe kërkesat e aktiveve profesionale
-Paisja e mësimdhënësve me literaturë profesionale.

EkoHigjiena

I pari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, u shpreh entuziast dhe falënderues për këtë përzgjedhje nga ALLEN2 .

“Harmonizimi i arsimit me nevojat e tregut ka rëndësi të madhe për të rinjtë dhe shoqërinë në përgjithësi” tha ai.

Poashtu, edhe drejtori i shkollës Qamil Qehaja u shpreh mirënjohës, ndaj të gjithë atyre që po u ofrojnë të rinjëve të Kamenicës mundësi të reja në fusha të ndryshme profesionale.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.