DYLON

Shlyerja nga regjistri civil i shqiptarëve të Bujanoci dhe Medvegjës, kërkohet ndihma e faktorit ndërkombëtarë

Avatar photo Redaksia

Raporti i Fondit për të Drejtat Humanitare, lidhur me pasivizimin e vendbanimeve të shqiptarëve në komunat e Medvegjës dhe Bujanocit, është vlerësuar pozitivishtë nga shoqëria civile në Luginë. Enkel Rexhepi nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Luginë, ka thënë se ky reagim dëshmon për një intervenim urgjent të faktorëve relevant në rajon që të ndikojnë në ndërprerjen e kësaj praktike të Ministrisë serbe të Punëve të Brendshme.

Apel drejtuar faktorit ndërkombëtarë për tejklaimin e kësaj situate ka bërë edhe përfaqësuesi i Qendrës për Avokim, Gani Rashiti. Sipas statistikave të paraqitura në Raportin e Fondit për të Drejtat Humanitare, në tri komunat e Luginës, Ministria serbe e Punëve të Brendshme, ka shlyer nga regjistri civil rreth 800 banorë shqiptarë, prej të cilëve mbi 70% apo rreth 550 vetëm në Medvegjë dhe sipas bashkëbiseduesve paraqet shkelje të drejtave themelore të njeriut.

EkoHigjiena

shih videon: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.