Qyteti i Shkupit, aty ku lindi dhe e kaloi rininë e saj Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur botësisht si Nëna Terezë, fituese e Çmimit Nobel, ia ka shitur truallin dhe vendin e shtëpisë së saj një biznesmeni privat.
Në fakt në sheshin e qytetit të Shkupit, kohë më parë ishte vendosur edhe pllaka që përkujtonte se në vendin e shënuar kishte qenë shtëpia e Nënë Terezës.
nene-terezaEdhe pse shqiptarët e Shkupit me protesta kishin kërkuar që në atë vend të ndërtohej shtëpia përkujtimore për Nënë Terezën, sërish ky vendim për shitjen e shtëpisë së Nënë Terezës u morr duke mos pasur parasysh këto kërkesa, transmeton “Zhurnal”.
Para se trualli të shitej, dhe në të tani të ndërtohen “shkallë spanjolle”, kishte pasur tentime që të ndërtohet një kishë ortodokse, por kjo tentativë dështoi gjithashtu falë protestave të vazhdueshme.
Tani, shumë shpejt pronari i ri do ta largojë edhe pllakën përkujtimore që ishte vendosur në nderë të saj, me qëllim që të ndërtohet një objekt i ri.
Me këtë vendim, qyteti i vendlindjes, nobelistet shqiptare ia shiti truallin e vetëm që e lidhte direkt përkujtimin për Gonxhe Bojaxhiun – Nëna Terezë./Titulli.com/