DYLON

Shkrimtarit Ibrahim Kadriu i jepet “Çelësi i Qytetit”

Shkrimtarit Ibrahim Kadriu i jepet “Çelësi i Qytetit”
Avatar photo Redaksia

“Sot pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë që t’i ndaj Çelësin e Qytetit shkrimtarit tonë të njohur, z.Ibrahim Kadriu. Ai është figurë e shquar e letërsisë shqipe dhe krijues që me veprat e tij ka lënë gjurmë të pashlyeshme në identitetin tonë kombëtar”, ka thënë kreu i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

“Çelësi i Qytetit” është mirënjohje për kontributin e Kadriut që edhe sot e kësaj dite vazhdon ta japë, transmeton 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

“Po ashtu, kam propozuar që Ibrahim Kadriu të nominohet nga Kuvendi Komunal për Çmimin “Nderi i Qytetit të Gjilanit”, si dhe të propozohet te Presidentja znj. Dr. Vjosa Osmani, që të nderohet me Medalje Presidenciale, për kontributin e dhënë në pasurimin e gjuhës shqipe dhe promovimin e kulturës”, ka thënë kryetari Hyseni. 

Drejtori i Kulturës, Rinisë e Sportit, Kushtrim Zeqiri, tha se është një ditë e veçantë, pasi po i dorëzojmë çmimin “Çelësi i Qytetit”  shkrimtarit Ibrahim Kadriut, i cili mbetet njëri ndër personalitetet më të rëndësishme të letrave shqipe të kohës sonë.

Duke iu referuar thënies së vjetër popullore se “Guri i rëndë peshon në vend të vet (vendlindje)”, falënderues për këtë mirënjohje u shpreh edhe shkrimtari Ibrahim Kadriu, i cili tha se edhe në veprat e tija, tani më të shumta, është përkujdesur që në to të kenë vend këto ane dhe njerëzit e kësaj ane, derisa edhe Anton Nikë Berisha tha se komuna ka bërë mirë që ka nderuar me këtë mirënjohje këtë personalitet, sepse përveç që është zgjedhur njeriu i duhur, me këtë nderim po dëshmohet që po nderohet edhe arti.

“Rrallë ndodh që të vlerësohet një shkrimtar dhe sot po dëshmohet kjo ku po çmohet puna e një shkrimtari, letërsisë dhe ndikimi estetik në shpirtin e njeriut që bënë letërsia”, tha Berisha. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.