• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Lugina

Shkrimtari nga Presheva dhuron 70 tituj librash shkollës “Migjeni” në fshatin Caravajkë

Redaksia 2LONLINE 13 Qershor, 2017 3 min
 Shkrimtari nga Presheva dhuron 70 tituj librash shkollës “Migjeni” në fshatin Caravajkë

Shkrimtari nga Presheva Bilall Maliqi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, dhuroi 70 tituj të ndryshëm të librave me autorë të ndryshëm.

Ai në mesin e nxënësve dhe të mësimdhënësve foli për rëndësinë e librit dhe të leximit të kopjes fizike të librit dhe potencoi se kjo bibliotekë e shkollës dhe bibliotekat tjera të shkollave tona kanë nevojë për pasurimin me tituj të të rinj të librave.

“Për këtë mora iniciativën që t’i ndihmoj shkollës së fshatit Caravajkë, në të cilën edhe unë kam qenë nxënës në fillim të klasës së parë. Ky është një akt human dhe duhet ta ndjekin edhe shkrimtarët tjerë jo vetëm të Luginës por edhe më gjerë, meqenëse kjo shkollë përballet me vështirësi materiale sa i përket furnizimit me libra si për nxënës, poashtu edhe për bibliotekë” theksoi Maliqi.

Ai më tej shtoi se këtë hap timin do ta ndjekin edhe krijuesit tjerë nga Shoqata “Feniks” dhe të tjerët.

“Kjo është një shtytje dhe një porosi për të gjithë krijuesit që të dhurojnë libra jo vetëm në këtë shkollë, por edhe në shkollat fillore dheshkollën e mesme të komunës së Medvegjës, sepse atje nuk blihen libra në shqip nga resori për kulturë” përfundoi Maliqi.

Edhe drejtoresha e shkollës Merita Sadriu e falënderoi shkrimtarin Bilall Maliqi për dhurimin e librave për bibliotekën e shkollës dhe theksoi se ndihma të tilla janë të mirëseardhura për nxënësit dhe për bibliotekën e shkollës sonë.

“Shkolla jonë ka nevojë për ndihma të këtij lloji, meqenëse nxënësit nuk po kanë mundësi kyçje në botën e internetit për të lexuar dhe shfletuar ndonjë libër, andaj ky donacion i librave është shumë i mirëseardhur për neve si drejtori dhe për nxënësit”, përfundoi falënderimin e saj Merita Sadriu drejtoreshë e shkollës.

Vlen të theksohet se librat e dhuruara për këtë shkollë, kapin vlerën e 150 eurove.

BURIMI: Titulli.com

Etiketa:Bilall Maliqi Presheva Shkrimtari
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
N'rrjet

Arijeta Rexhepi kandidon për Kryetare të Grave në Vetëvendosje, Qendra Gjilan

18 Gusht, 2022
Gjilan

Për Bresalcin dhe fshatrat përreth do të planifikohen investime në buxhetin e

18 Gusht, 2022
Nacionale

Kryeministria: Deklaratë mbi takimin e sotëm në Bruksel

18 Gusht, 2022
Policia

IPK rekomandoi suspendimin e dy zyrtarëve policorë

18 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Presheva shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shkak zjarreve, kërkon asistencë ajrore nga Qeveria e Serbisë

6 Gusht, 2022

Doli nga shtypi numri i 11-të i revistës letrare “Shpresat”

2 Qershor, 2022

Ministrja Gërvalla njoftohet për diskriminimin e vazhdueshëm që u bëhet qytetarëve të Luginës

16 Dhjetor, 2021

Nënshkruhen kontratat me ndërmarrësit për mjete të pakthyeshme

4 Shtator, 2021

Presheva më rritje të rasteve më Coronavirus, Bujanoci i 3-ti në rrethin e Pçinjës

10 Gusht, 2021

Kryetarja e Preshevës pret në takim delegacionin nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut

16 Maj, 2021

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com