DYLON

Shkrimtari Bilall Maliqi nga Presheva nderohet me çmimin e tretë në Klinë

Avatar photo Redaksia

Në Manifestimin Tradicional të shtatin me radhë “Ora e Tahir Deskut” në komunën e Klinës morën pjesë poetë të shumtë nga shumë vise shqiptare, ndërsa nga Lugina e Preshevës prezantuan Bilall Maliqi dhe Rrahman Hyseni.

Në këtë manifestim tradicional letrar Ora e Tahir Deskut, çmimin “Tahir Desku”, për vlera artistike e studimore letrare, e mori dr. prof Sali Bashota, kurse çmimin motivues krijuesi i ri, e mori Yll H. Ymeri.

EkoHigjiena

Kumtesë për veprën e jetën e Tahir Deskut pati Mikel Gojani

Në emër të jurisë për veprimtarinë letrare e studimore të Sali Bashotës paraqiti arsyetimin Hajdin Morina, një kumtesë për poezinë e Sali Bashotës e paraqiti Flamur Maloku, kurse për krijuesit e rinj foli Prend Buzhala.

Në pjesën e dytë, ora letrare, e cila kishte karakterin garues, ku lexuan poezitë e tyre krijues nga Prishtina, Peja, Deçani, Skenderaj, Malisheva, Gjakova, Klina, Lugina e Preshevës, Tropoja e diaspora.

Juria profesionale për vlerësim ishin Ismet Krasniqi, Mikel Gojani dhe Mahir Morina. Vendin e parë për poezi e mori Mehdi Krasniqi nga Malisheva, të dytin Frrok Kristaj nga Prishtina dhe të tretin Bilall Maliqi nga Presheva.

Krijuesit nga Klina, lexuan jashtë konkurrencës.

Bilall Maliqi pas marrjes së çmimit u shpreh se ky çmim e ka nderue autorin, Preshevën dhe Luginën në përgjithësi.
http://www.titulli.com/index.php?m=post&s=17221

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.