DYLON

Shkon me ia pre rrymën, e pret dajaku!

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Një qytetar nga fshati Binçë i Komunës së Vitisë, do të përballet me drejtësinë pasi ka sulmuar fizikisht një punëtor të KEDS-it, pasi që ky i fundit, kishte dashur ta shkyçte nga rrjeti elektrik, për shkak të mospagesës së obligimeve që i kishte për rrymën e harxhuar.

Autoritetet policore rastin e kanë klasifikuar si sulm ndaj personit zyrtar, dhe se kanë bërë me dije se rastin e ka lajmëruar punëtori i KEDS-it, i cili i ka thënë policisë se derisa ishte ne kryerje të detyrës, ç’kyçje të disa konsumatorëve, në rastin konkret, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari i cili e edhe i ka shkaktuar lëndime trupore..

EkoHigjiena

Policia e Kosovës ka bërë me dije se lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij rasti procedohet në Gjykatë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.