DYLON

Shkollat në Vërban dhe Radivojc bëhen me kabinet të informatikës, falë donacionit të bashkatdhetarit, Tahir Shabani

Shkollat në Vërban dhe Radivojc bëhen me kabinet të informatikës, falë donacionit të bashkatdhetarit, Tahir Shabani
Avatar photo Redaksia

Falë të një donacioni të bashkatdhetarit tonë, Tahir Shabani, komuna e Vitisë, ka bërë dy shkolla fillore të mesme të ulët me kabinete të informatikës.

Me këtë rast zv/ kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Drejtori i Arsimit, Basri Aliu, kanë vizituar shkollat fillore të mesme të ulët “ 28 Nëntori” në Vërban dhe “ Nazmi Pajaziti” në Radivojc, për të parë nga afër kabinetet e informatikës që janë kompletuar.

EkoHigjiena

Ata kanë falënderuar bashkatdhetarin, Tahir Shabani për këtë donacion, duke e cilësuar si shumë të rëndësishëm për zhvillimin e procesit mësimor në fushën e teknologjisë informative sidomos në këtë kohë të epokës digjitale. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.