DYLON

Shkollat “Gemeindeschule Lachen” dhe “Dornach” dhurojnë pajisje teknologjike dhe inventar për shkollat e Kamenicës

Shkollat “Gemeindeschule Lachen” dhe “Dornach” dhurojnë pajisje teknologjike dhe inventar për shkollat e Kamenicës
Avatar photo Redaksia

Donacionet në Komunën e Kamenicës janë duke vazhduar. Kësaj here shkollat “Gemeindeschule Lachen” dhe “Dornach” përmes një bashkëqytetare nga komuna jonë kanë dhuruar donacion inventar dhe pajisje teknologjike për shkollat e Kamenicës.

Shkolla “Gemeindeschule Lachen” ka dhuruar invertar për nevojat shkollore, kurse shkolla “Dornach” ka dhuruar pajisje teknologjike (printer, monitor, mikroskop etj).

I pari i komunës, Qëndron Kastrati ka falënderuar të gjithë donatorët që janë duke ndihmuar Kamenicën në vazhdimësi, e në veçanti këto dy shkolla.

EkoHigjiena

“Falënderues për të gjithë donatorët që po vazhdojnë të na përkrahin në forma të ndryshme. Pajisjet teknologjike dhe invertari i dhuruar nga shkollat “Gemeindeschule Lachen” dhe “Dornach”, do të lehtësojnë dhe përmirësojnë edhe më shumë mbarëvajtjen e procesit mësimor në Kamenicë. Gjithashtu një falënderim i veçantë shkon edhe ndaj bashkëqytetares sonë,e cila ka dëshiruar të mbesë anonim, për kontributin e dhënë për këtë donacion”, u shpreh Kastrati. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.